Dita e henë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrengatave. Në orët e pasdites në lartësin mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëgjesit të ditës së martë.
Gjatë ditës së martë e deri ditë e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshem. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, vranësira pritet të jenë pakta kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15-20m/sek.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës