Google ADS

Rienergjizimi i Diasporës, Rama tur takimesh në Athinë, Milano dhe Munih

16:50 | 24 Prill 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se do të nisë rienergjizimi i Diasporës ndërsa do të zhvillohen takime në Milano, Athinë dhe në Mynih të Gjermanisë.

Turin e takimeve të Partisë Socialiste, Edi Rama do ta nisë me Athinën në 12 maj në kuadër përgatitjes së kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

Më pas kryesocialisti Rama së bashku me ekipin e tij të Partisë Socialiste do të vijojë në disa qytete të Evropës, ku mund të përmendet Milano dhe Munihu.

“Krenarë për Shqipërinë”, shkruan Rama, ndërsa informon për këtë tur takimesh.

Në Athinë do të ketë takime me përfaqësues të strukturave të Partisë Socialiste, ku atje ndodhet Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i kësaj force politike.

Nga ana e tij, Klosi dhe drejtues të tjerë socialistë ndodheshin në Athinë, ku patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkroi dje Klosi në “Facebook”.

Ky tur i takimeve me komunitetin shqiptar në Milano, Athinë dhe Munih të Gjermanisë vjen pas procesit të rinenergjizimit të Partisë Socialiste duke nisur me mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj force politike si dhe i paraprin Kongresit të Partisë Socialiste që pritet të mbahet në qershorin e këtij viti./rtsh.al

Të ngjashme