60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar sot në aeroportin e Rinasit.
Shtetasit shqiptarë zbriti në pistën e Aeroportit të Rinasit në orën 13:45.
Zëvendësministrja Punëve të Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ishin prezent gjatë riatdhesimit të 60 shtetasve shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil, pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen. Sipas saj, qytetarët që kapen jashtë rregullave të lëvizjes Shengen, nuk do lejohen të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen.
“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kjo për disa arsye. Në fillim për ata vetë, për faktin se është një kosto e madhe për ta të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, duke lënë gjithçka pas dhe më pas të rikthehen e të rinisin nga e para dhe këtu në vendin e tonë. Po ashtu, kjo është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkund, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë më në shtetet e zonës Shengen”, bëri të ditur Voda.
“Më duhet t’ju njoftoj se në kuadër të vizitës së ministrit të Brendshëm shqiptar në Francë para disa kohësh, me ministrin e Brendshëm francez u dakordësua që procedurat e riatdhesimit do ishin më të shpeshta. Ndaj ju lutem qytetarëve shqiptarë, është e drejta e tyre të migrojnë, por të zgjedhin rrugën e migrimit të sigurt”, theksoi Voda.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...