Shqiptarët që kanë mbetur jashtë territorit për arsye të bllokimit të kufijve vazhdojnë të kenë probleme me riatdhesimin.
Një shqiptar, i cili ka mbetur në Itali për Ora News tregoi se po kalon momente të vështira. Ai thotë se prej 5 ditësh po rri jashtë, ndërsa është detyruar të kërkojë nga 1 euro për të shtyrë ditën.
“Ndodhem në Itali me pasaportë, pronari ku unë isha për të punuar më nxori jashtë për shkak të koronavirusit. Unë prenotova një hotel për disa ditë, sepse aq para kisha. Tani hoteli më ka nxjerrë jashtë dhe më thotë po nuk pagove nuk do rrish më. Kam 4-5 ditë që rri jashtë, nuk kam para as për të ngrënë. Kam kontaktuar me të gjitha institucionet dhe nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam dalë dhe kam kërkuar nga 1-2 euro për ta shtyrë”.
Thotë se ka kërkuar ndihmë në autoritetet shqiptare, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
“Nuk kam lënë pa kërkuar ndihmë, kam aplikuar edhe te shqipëria.al., më morën të dhënat dhe asnjë përgjigje nuk më japin. Edhe këtu me pyesin ku jeton dhe më thonë nuk të ndihmojmë dot. Patrullat e policisë në rrugë na thonë të rrish brenda se do të gjobitesh deri në 500 euro gjobë”.
Qytetari kishte vetëm një apel, të rikthehet në Shqipëri.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...