Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:
në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;
në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh;
në fshatin Topojan, bashkia Cërrik;
në fshatin Niçë, bashkia Pogradec;
në lagjen Kala, bashkia Berat;
në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë;
në fshatin Dedaj, bashkia Pukë;
në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe;
në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz;
në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër;
në fshatin Vrion, bashkia Finiq;
në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë;
në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;
në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë;
në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz;
në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos;
në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë;
në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës;
në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
2. Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës.
3. Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...