Google ADS

Riaktivizohet vatra e zjarri në pyllin e Lezhës

20:29 | 19 Korrik 2022
E.H

Vatrat e zjarrit në Lezhë vazhdojnë të jenë ende aktive.

Një vatër masive është aktivizuar gjatë pasdites në zonën e Balldrenit.

Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit dhe municioneve që shpërthejnë në zonë.

Ndërsa flakët që ranë në lagjen “Nënë Tereza” dhe që rrezikuan banesa dhe biznese janë vënë nën kontroll pas disa orësh.

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi shpreh bindjen se zjarret janë të qëllimshme.

Prej 2 ditësh vijon të jetë aktive edhe vatra në Orosh të Mirditës.

Në jug të vendit problematike paraqitet dhe situata në kodrat e fshatit Dushk të Lushnjes, ku deri më tani janë djegur mbi 30 hektarë ullishte.

Një tjetër vatër ka qenë në fshatin Thanasaj ku u dogjën rreth 15 hektarë ullishte. Edhe këtu policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Policia e Fierit njoftoi se ka ndaluar dhe po procedohen penalisht 4 shtetas të cilët u vunë flakën tokave të tyre e për pasojë u dogjën sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme