Dy raste të ndihmës së paligjshme ndaj emigrantëve kundrejt pagesës janë goditur nga Policia në 24 orët e fundit. Në Korçë e Kukës, u vunë në pranga 5 persona. Pjesë e rrjetit të trafikut ishte edhe një shtetas sirian.
Përmirësimi i kushteteve atmosferike, duket se ka riaktivizuar lëvizjet e klandestinëve përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Dy raste u goditën këtë të mërkurë nga Policia e Shtetit duke vënë në pranga 5 persona.
4 të tjerë janë vendosur në procedim në gjendje të lië.
Dy shqiptarë dhe një shtetas sirianë u arrestuan në aksin rrugor Maliq-Lozhan
Ata po transportonin me dy automjete në drejtim të Tiranës, tre shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm
Sipas Policisë ata kishin marrë nga 150 euro për person me premtimin se do të ndihmonin të kalonin drejt vendeve të BE.
Të arrestuarit janë dy të rinj nga fushë Miloti e Cërriku, dhe një shtetas sirian, çka konfirmon se vetë emigrantët tashmë janë bërë pjesë e skemave të ndihmës së paligjshme për të tjerët.
Ndërsa policia e Kukësit ka vënë në pranga dy persona që dërgonin emigrantë klandestinë drejt Kosovës.
Katër persona ndërkohë janë vënë nën hetim për kalim të paligjshëm të Kufirit.
Kryesisht emigrantët e paligjshëm hyjnë nga kufiri i gjelbër mes Shqipërisë e Greqisë në jug të vendit dhe synojnë të kalojnë drejt Malit të Zi, nga ku vijojnë rrugën drejt vendeve të BE.
Por një tjetër rrugë mbetet ajo përmes Kosovës, ku rastet e trafikut janë në rritje./oranews
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...