Rezultati në zgjedhje, mesazhi i fortë i Kryemadhit: Fituam përballë terrorit policor

15:11 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të ruajë rezultatin e saj në 2013 në këto zgjedhje edhe pse garoi e vetme (pa koalicion) dhe me dy kundërshtarë Ramën dhe Bashën.

Tashmë LSI do të dalë në opozitë dhe këtë e deklaroi sot kryetari i saj, Petrit Vasili. Gjithashtu mesazhi i numrit 2 të partisë Monika Kryemadhi është i qartë për votuesit e saj:

Ju jeni heronj, bëtë më të mirën në kushtet e presionit policor.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook

Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga Policia e Shtetit.

Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj.

Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme