Pa të dënuar dhe pa të paraburgosur. Kjo është situata në dy godinat e burgut të Shënkollit, në të cilin pas tërmetit të 26 nëntorit janë zhvendosur mbi 260 shtetas të dënuar apo të paraburgosur që prisnin procesin gjyqësor.
Zhvendosja e këtyre shtetasve është kryer për shkak të dëmtimeve në dy nga godinat që janë boshatisur krejtësisht. Nga tërmeti muret janë dëmtuar dhe për këtë dyert janë hapur edhe për të dënuarit, në mënyrë që të shmangej rrezikimi i jetës së tyre.
Në qeli kanë mbetur vetëm krevatet dhe orenditë e tjera që janë pjesë e inventarit të burgut të Shënkollit. Çdo send personal i të dënuarve dhe të paraburgosurve është paketuar nga administrata dhe është dërguar më pas drejt burgut të Shkodrës, aty ku u zhvendosën të burgosurit të cilët u larguan prej këtej pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjovalin Tuci, efektiv në burgun e Shënkollit: Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit.
Anila Hoxha: Është e lejuar kjo gjë?
Është e lejuar për raste natyrore që rrezikohet jeta e të burgosurve.
Gjithmonë hapen dyert…
Po, dhe forcohet ruajtja perimetrike dhe ruajtje e grupeve të sigurisë.
Cilat janë godinat që janë boshatisur?
Janë godina 2 dhe 3 që kanë patur të dënuar dhe të paraburgosur.
Cila është godina e vetme funksionale?
Është godina 1, që është e populluar sot me të paraburgosur, e cila ka pësuar më pak dëmtime, pothuajse fare.
Dy godinat janë ndërtuar pas viteve 1990, ndërkohë që burgu i Shënkollit është hapur së pari si shkollë riedukimi. E vetmja që ka mbetur si godinë ekzistuese dhe ku nuk janë shkaktuar as dëmtime nga tërmeti, është pikërisht godina e shkollës së riedukimit, e kthyer sot në burg.
Në burgun e Shënkollit nga tre godina ekzistuese ka mbetur vetëm një godinë e paprekur nga tërmeti.
Ndryshe nga çdo rast tjetër ku jemi mësuar të hapim çelësa mbas njëri tjetrit, kësaj radhe, pas tërmetit dyert janë të hapura.
Ndërkohë godina që është me të dënuar i ka qelitë të hapura pjesërisht ende. Mund të na shpjegoni pse?
Bukurosh Malluta, drejtor i burgut të Shënkollit: Aktualisht i mbajmë dyert të pambyllura me kyç me qëllim që, nëse do të kishte lëkundje të tërmetit, menjëherë dyert hapen dhe të paraburgosurit dalin në sheshin e ajrimit.
Flasim për godinën që nuk është evakuuar…
Godinë e cila banohet nga të paraburgosur.
Me një numër total?
Rreth 150 të paraburgosur. Është e rëndësishme garantimi i jetës së tyre në institucion.
Kjo është situata në burgun e Shënkollit, me qeli më së shumti të zbrazura pasi më tepër se gjithçka jeta ka rëndësi.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...