Rezart Taçi ka dhënë versionin e tij për paratë që mori në Azerbajxhan dhe me të cilat bleu ARMO-n nëpërmjet një shumë prej 128 milion dollarësh. Taçi than ë një intervistë për Top Channel se paratë nuk ishin kredi nga banka, por pjesë e një marrëdhënieje tregtare.
“Blerja e armos nga azerët nuk ka lidhje me 75 milion eurot, kjo është një shifër e bazuar në një marrëdhënie tregtare, ska lidhje me kredinë. Bashkëpunuam në bazë të një marrëdhënieje tregtare, ku qarkulluam mbi 500 milion euro” u shpreh Taçi, ndërsa ka sqaruar më tej marrëdhënien me drejtorin e bankës që i kaloi paratë.
“Në momentin që sipërmarrësi azer pati një inisiativë për të dëmtuar drejtorin e bankës, u detyrua të thotë se këto para ia dha bankës tregtare si hua, por këto ishin në bazë të një marrëdhënieje tregtare. Me të kemi një marrëdhënie të afërt familjare dhe unë jam financues i tyre” tha ai.
Për paratë që Rezart Taçi mori nga bankat azere, atje u burgos Jahanger Hajiyev, drejtori i bankës me 15 vite burg. Taçi tha se me të vazhdon të ruajë miqësinë në këto momente të vështira. Konflikti i Taçit me azerët u lidh me disa vrasje që pasuan disa vite më pas.
Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit, IBA, një institucion financiar 50.2 % në pronësi të shtetit azer depozitoi në nëntor 2008 në Bankën Credins shumën prej 75 milione euro me qëllim “kryerjen e investimeve në Shqipëri.”
Shuma prej 75 milionë euro u depozitua në Banka Credins në tre keste.
Një vit pas transfertave dhe blerjes së ARMO-s nga Rezart Taçi, IBA i ka këkuar kthimin e shumës mbrapsht Bankës Credins. Në fillim Credins ka mohuar marrjen e SëIFT-it, por më 19 korrik 2010 ka pranuar se paratë janë përdorur për të kredituar AMRA Oil./lapsi/
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...