Mediat franceze, shkruajnë se familja u mor natën dhe u dërgua me avion privat në Tiranë, me një kosto që mund t`i afrohet shifrës prej 100.000 eurosh. Ngjarja ndodhi më 7 shtator, ndërkohe që dëbimi nxiti një valë të fortë mbështetjeje në Mirecourt (Vosges), siç ishte klubi i futbollit ku luante njëri prej djemve te familjes shqiptare.
Këte të marte, e përditshmja franceze “Vosges Matin” zbuloi se katër anëtarët e familjes që mbërritën në vitin 2016 në këtë komunë, në Shqipëri u dëbuan me një avion privat, transmeton Albinfo.ch.
E përditshmja gjithashtu transmeton dëshminë e një organizate të indinjuar. Sipas Kolektivit të Mirecourt për Solidaritetit me Refugjatët, automjetet e forcave policore arritën në agim në ndërtesë. Familjes iu konfiskuan telefonat celularë dhe pastaj u transportua në një aeroport ku i ka pritur një avion i regjistruar, e ka përshkruar ngjarjen një vullnetar nga ueb faqja “Asil’accueil 88”.
Pas kthimit të familjes në mënyrë të parregullt nga Franca drejt kryeqytetit të Tiranës, dëshmitari ka pohuar: “E gjithë kjo është e frikshme. Ata ishin integruar shumë mirë në komunitetin tonë. Ndjejmë revoltë dhe turp në jetët e shkatërruara të këtyre personave”, përcjell Albinfo.ch.
Kostoja e udhëtimit është llogaritur ne 100.000 euro, por as linja ajrore e as prefektura nuk iu përgjigjën gazetës. Në vitin 2015, Street Press zbuloi se 1,5 milionë euro në vit u përdorën për të transportuar emigrantë nga Calais në qendrat e paraburgimit, me avion privat.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...