Revista ‘Kosmo’: Shqipëria ka plazhe të ‘pikturuara’

13:42 | 29 Korrik 2018
Arbresh.info

Revista e njohur austriake Kosmo, jep në faqen e saj këshilla ”sekrete” për gjashtë plazhet, sipas saj, më të bukura të Shqipërisë.

“Plazhet e pikturuara dhe mesdhetare, me ujëra të kristalta, nuk gjenden vetëm në Maldive, Karaibe ose në Republikën Dominikane, por edhe përgjatë Rivierës Shqiptare”, shkruan kosmo.at.

Saranda

Qyteti i vogël bregdetar i Sarandës ndodhet në pjesën jugore të Shqipërisë dhe laget nga deti Jon. Ky bregdet është i rrethuar nga kodra me një florë e gjelbër dhe është një parajsë tokësore për adhuruesit e diellit.

Ksamili

Ky plazh me rërë në jug të Sarandës është një destinacion popullor për banorët vendas. Sidomos për notarët e kanotazhit, ku ndodhen tre ishuj të vegjël dhe janë një destinacion mjaft popullor.

Dhërmiu

Ky plazh është veçanërisht mbresëlënëse për shkak të shkëmbinjve të tij të bardhë dhe guralecave. Ai shtrihet para një pylli të mrekullueshëm me pisha dhe është shumë i vizituar, veçanërisht në sezonin e verës.

Himara

Pavarësisht nga shumë turistë gjatë stinës së verës, ky është plazhi më i bukur në Shqipëri. Nëse shkoni në veri të saj, do të haseni me një plazh të gjatë të bardhë gëlqeror me ujë kristal të pastër të quajtur plazhi i Livadhit. Në jug të qendrës së qytetit të Himarës do të gjeni një tjetër plazh fantastik, plazhin e Potamit.

Jala

Nëse jeni duke kërkuar për një pushim relaksues plazhi, ky është vendi ideal për ju. Jala është një tjetër margaritar në Rivierën Shqiptare. Që nga viti 2000 ky plazh është një ëndërr dhe ka zhvilluar turizmin me hapa të shpejtë.

Borshi

Me një vijë bregdetare shtatë kilometra të gjatë, Borshi është nga plazhet më të gjatë në Shqipëri. Dhitë kullosin në ullishtet e bukura, para një peizazhi të mrekullueshëm malor. Megjithëse është një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, ky seksion deri më tani është kursyer nga bumet turistike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme