Nga Jean – Baptiste Naudet
E ulur në tokë në mes të mbeturinave, Rabija 62 vjeç, pi duhan. Pranë saj është një grumbull me shishe plastike që i ka mbledhur vet ajo në landfillin e Sharrës pranë Tiranës. Për 25 vite, Rabija mbijeton falë kësaj pune.
“Shishet e mbledhura i sjell në fabrikën e riciklimit dhe marr 8 mijë deri në 10 mijë lekë (të vjetra) në ditë”, shpjegon ajo.
Ardit Gjoklaj, një djalë i ri 17-vjeçar erdhi në Tiranë verën e kaluar për të fituar para shtesë. Ai vdiq pasi u godit nga një buldozer natën e 7-8 gushtit në orën 03:00 të mëngjesit. Për të mbyllur çështjen, trupi i tij u zhvendos dhe gazetarëve iu ndalua aksesi.
Në Shqipëri çështja e plehrave është bërë tepër e ndjeshme. Në vitin 2011, Partia Demokratike autorizoi importin e plehrave. Në vitin 2013, qeveria socialiste e Edi Ramës fitoi zgjedhjet dhe kishte premtuar se do të anulonte importin e mbetjeve. Dhe ai e shfuqizoi vendimin. Por, sot Kryeministri iu rikthye ligjit.
Eduard Shalsi, një nga 3 deputetët e PS në pushtet, paraqiti ligjin e ri për importin e plehrave. Ai nuk e ka harruar premtimin e partisë së tij, por argumenton se kompanitë e riciklimit kanë nevojë për lëndë të para të importuara nga jashtë.
Trafikimi dhe aksidentet fatale
Që nga vdekja aksidentale e të riut verën e kaluar, landfilli i Sharrës është mbyllur. Dy burra qëndrojnë tek dera. Është e pamundur të hysh pa autorizim të posaçëm nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Kryeredaktorja e televizionit privat A1Neës, Alida Tota, u shkarkua menjëherë pasi transmetoi aksidentin fatal në landfillin e Sharrës.
Një investigim në vendin ku humbi jetën 17-vjeçari, bëri që edhe gazetari Artan Rama të humbiste gjithashtu vendin e punës. “Pronarët e televizionit përfituan një kontratë publike të parregullt prej 10 milionë Euro”, thotë gazetari Artan Rama.
Trafiku i paligjshëm nga Italia
Lavdosh Feruni, një aktivist dhe një nga themeluesit e AKIP, denoncon atë që ai e quan “mafia e mbeturinave dhe lobimi i saj në Shqipëri”.
Për të, elita politike shqiptare manipulohet nga krimi i organizuar. Sipas një investigimi të kryer në Itali nga Projekti Italian i Investigimeve, policia kufitare italiane zbuloi transport të paligjshëm të materialeve të rrezikshme, si objekte elektronike, bateri etj. Sipas kësaj faqeje, biznesmenët italianë janë të lidhur me mafien dhe të përfshirë në këtë biznes.
Pavarësisht nga kufizimet, Shqipëria do të kishte importuar më shumë se 700 mijë ton mbeturina në pak vite që do të vinin nga Franca. Në këtë vend të varfër, korrupsioni po bën kërdinë. Disa Euro për policët dhe doganierët dhe ata mbyllin sytë.
Fuqia e mafies së mbeturinave
Nga zyra e tij në Parlament, deputeti socialist Eduard Shalsi hedh poshtë akuzat për mafien e mbeturinave. Sipas qeverisë, ky është një ligj që përmbush standardet e BE dhe e lejon Shqipërinë të përshpejtojë integrimin e saj në BE.
Gazetari Artur Zheji, mik i vjetër i Kryeministrit socialist, sot është i shqetësuar. Zgjedhjet po afrojnë dhe partia në pushtet ka nevojë për para. Sa i përket masave mbrojtëse të premtuara nga qeveria, ai dyshon për to.
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...