Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.
Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.
“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere”, tha për Reuters drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.
“Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.
Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish”, shkruhet në artikullin e Reuters.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?