10 orët e diskutimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, mes ministrave të jashtëm në Luksemburg të martën kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre. Shumë prej diskutimeve u luajtën në prapaskenë, por agjencia e lajmeve Reuters ka zbardhur disa prej tyre.
Gjithçka u vërtit rreth kundërshtimit të fortë të Francës dhe Holandës të mbështetura në hije edhe nga Danimarka. Pjesa tjetër e vendeve mbështeste çeljen e negociatave në fund të këtij viti. Parisi dhe Brukseli i qëndronin idesë për ta shtyrë këtë hap për shkak të zgjedhjeve për parlamentin evropian që mbahen në majin e pranverës së ardhshme.
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i vendosur për të mos u dhënë forcave populiste dhe ekstremiste një tjetër kartë në favor, siç mund të ishte përdorimi i çështjeve të zgjerimit apo emigrantëve.
Përballë Francës qëndronte Gjermania dhe kreu i BE-së, Jean-Claude Juncker që i qëndronte idesë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian për të mos e lënë këtë hapësirë nën influencën e Rusisë.
Deri në mesditë nuk kishte asnjë marrëveshje mes palëve pasi Franca nuk lëkundej. Lëvizja ka ardhur në momentin e fundit pasi u pranua propozimi i Parisit për ta shtyrë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë pas qershorit 2019 kur të kenë mbaruar edhe zgjedhjet evropiane.
“Ishte një lindje shumë e vështirë” – tha ministri i jashtëm gjerman Michael Roth duke bërë një krahasim për marrëveshjen e arritur.
“Gjermania, Austria, Suedia, Sllovakia dhe shumë vende të tjera të BE shpresonin për një marrëveshje të martën dhe që do tu jepte një aprovim të qartë vendeve të Ballkanit për anëtarësimin” – shkruan Reuters duke shtuar: “Macron, i mbështetur edhe nga Holanda i qëndron idesë se blloku evropian duhet të reformohet përpara se të pranojë anëtarë të rinj. Diplomatët janë të shqetësuar edhe për shtimin e imigrantëve. Anëtarësimi i shpejtë i Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe menaxhimi i dobët i emigracionit nga vendet e lindjes mbeten leksione për perëndimin”.
Reuters citon se ministrat e jashtëm të BE kanë vënë theksin te reformat që duhet të përmbushë Shqipëria dhe Maqedonia ku përmendet reforma në drejtësi, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
“Vetëm duke parë progresin e bërë, qershorin e ardhshëm dhe pas një tjetër raporti të Komisionit Europian që do të mbikëqyrë bisedimet e anëtarësimit, qeveritë e BE mund të vendosin për çeljen e negociatave të anëtarësimit në fund të vitit të ardhshëm” – citon Reuters./lapsi.al/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...