Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për media për situatën në Maqedoni, ka shprehur keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj.
Ai ka shprehur shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe ka inkurajuar të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet.
“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare të cilat cenojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndër-etnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj. Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë”, ka thënë Meta
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...