Google ADS

Resortet në Durrës të kënaqur, por plazhet kanë më pak pushues se vitet e tjera

15:55 | 19 Korrik 2022
A. B.

Bregdeti i Durrësit vijon të jetë ndër më të preferuarit, kryesisht për turistët familjarë nga trevat shqipfolëse dhe ata të rajonit, por edhe më gjerë.

Në një kohë kur çmimet e rritura mbeten arsyet kryesore të mungesës së pushuesve në jug të vendit, mesa duket Durrësi mbetet opsioni më i leverdisshëm. Menaxherët e resorteve që ofrojnë paketa të plota pohojnë se rezervimet janë të kënaqshme, pavarësisht ndryshimit të çmimeve të paketave.

E ndërsa resortet duken të kënaqur, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për subjektet e tjera përgjatë bregdetit të Durrësit, të cilët kanë si klientelë kryesisht pushuesit vendas. Një punonjës që u shërben pushuesve me çadrat dhe shezllongët shprehet se deri tani, numri i pushuesve është më i vogël krahasuar me vitet e tjera.

Edhe vetë pushuesit që e kanë frekuentuar ndër vite bregdetin e Durrësit vërejnë një numër më të vogël pushuesish në këtë pikë të sezonit. Edhe pse bregdeti i Durrësit është ndër më të populluarit për momentin në vendin tonë, piku shpresohet të arrihet gjatë muajit gusht, me shpresën e ardhjes se më shumë emigrantëve nga jashtë vendit. /A2 CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme