Reshjet gjatë natës, përmbyten rrugët në Durrës

10:00 | 13 Tetor 2020
Arbresh.info

Si rezultat i reshjeve të shumta të shiut, që kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar, një pjesë e kryqëzimeve rrugore në qytetin e Durrësit kanë qenë të përmbytura këtë mëngjes.

Situata ka shkaktuar trafik të rënduar dhe pamundësi për të lëvizur nga këmbësorët kryesisht në kryqëzimet dhe trotuaret e rrugëve në lagjet 12 dhe 17 të qytetit.

Probleme kanë hasur veçanërisht nxënësit e shkollave në këtë pjesë të qytetit që janë përballur me pamundësinë për të kaluar në rrugët e trotuaret e përmbytura. Probleme janë shkaktuar dhe në bizneset përgjatë këtyre rrugëve, që pas reshjeve të shumta të shiut gjithmonë gjenden nën pushtetin e ujit.

Kjo situatë e vazhdueshme krijon vështirësi të theksuara në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe në kryerjen e aktiviteteve të përditshme./TCH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme