Reshjet e mëngjesit sollën problemet e para në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. Në Lazarat përroi i Sopotit doli nga shtrati, ndërsa në Delvineë u shemb ura duke izoluar mbi 200 banorë. Në Durrës dhe Vlorë tragetet do ankorohen me vonesë.
Në disa rrugë të Durrësit pati prani uji, ndërsa në zonat periferike situate u paraqit me problematike nga reshjet.
Vështirësi në lundrim patën edhe dy tragete e linjës Bari-Durrës të cilat pritet të ankorohen me disa orë vonesë për shkak të detit të dallgëzuar, ku forca arrin deti në 7 ballë.
Nga stuhitë përroi i Spototit në Lazarat doli nga shtrati.
Emergjencat civile dhe punonjës të bashkisë së Gjirokastrës u gjendën në terren për të normalizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ndërkohë liqeni i Viroit në Gjirokastër rrezikon të dalë në rrugën nacionale. Një situatë problematike u paraqit edhe në fshatin Vanë të Delvinës ku është shembur ura duke izoluar rreth 200 banorë.
Kjo urë prej vitesh ka qenë një problem për banorët e zonës.
Edhe në Vlorë është pezulluar udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë -Brindisi për ditën e hënë. Trageti e ka të pamundur lundrimin për shkak të erës së fortë dhe fuqisë së madhe të detit, e cila shkon deri në 7 ballë.
Ai po qendron i ankoruar në portin e Brindisit deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në zonën e Kurbinit u raportua për një problem vetëm në zonën e nënkalimit të autostradës në Fushë Mamurras.
Disa nga mjetet kanë ndryshuar drejtim ndërsa pjesa tjetër kanë kaluar me vështirësi./abcnews.al/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...