Përkeqësimi i motit, Balla: Policia në krye të detyrës për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve përfshirë në incidente rrugore

16:08 | 20 Janar 2024
R J

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla së fundmi në Facebook, ka bërë të ditur se Policia e Shtetit është në krye të detyrës për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve përfshirë në incidente rrugore.

Ndërkaq, reshjet e shiut dhe erëra të forta vijojnë në Milot.

“Milot, Reshjet e shiut dhe era e fortë vijojnë. Policia e Shtetit, është në krye të detyrës për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve të përfshirë në incidente rrugore dhe garantuar kalueshmërinë në rrugë”, shkruan Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme