Reshjet e mëdha, shembet ura e vjetër e Bunës

18:14 | 20 Nëntor 2022
KRG

Prurjet e shumta të ujit kanë shembur urën e vjetër të Bunës në Shkodër.

TV Klan raporton se prishja e urës pritet që të bllokojë qarkullimin në këtë segment rrugor.

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë përmbytje në toka dhe banesa, bllokim të rrugëve, dëmtim të urave dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Situata paraqitet më problematike në Qarkun e Shkodrës.

Dalja nga shtrati e përrenjve ka lënë nën ujë rreth 400 hektarë tokë në Njësinë Administrative Ana e Malit. Si pasojë e përmbytjeve dy familje në Shkodër dhe tre në Malësinë e madhe janë evakuuar. Disa banesa të tjera rrezikojnë të përmbyten.

Situata paraqitet e vështirë edhe në rrethinat e qytetit ku lagja Ajasëm është rrethuar nga uji. Prezenca e madhe e ujit në hyrje të qytetit, tek Harku i Bërdicës ka bërë që të pezullohet qarkullimi i makinave të vogla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme