Reshjet e dendura të shiut, Balla: Policia dhe Autoriteti Rrugor në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve

21:21 | 11 Mars 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka bërë të ditur se reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë krijuar problematica në qarkullimin rrugor.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se Policia Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve, shkruan Arbresh.info.

“Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në zona malore krijojnë problematika në qarkullim rrugor. Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.”, ka shkruar Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme