Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, ndërkohë që grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e emergjencave.
“KUJDES të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës!
Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj./abcnews.al
Pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet janë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
🚨 KUJDES te shtuar sot me valen e re te rrebeshit! Te gjitha skuadrat jane ne terren dhe po bejne maksimumin per perballimin e situates!
Si heren e fundit, do evitojme levizjet e panevojshme dhe do bashkepunojme me punonjesit e emergjencave! Kujdes te moshuarit e femijet dhe ☎️… pic.twitter.com/FxUO6JJa5f
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 8, 2023
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...