Rënie temperaturash dhe rrebeshe shiu

08:09 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Vijon paqëndrueshmëria e motit në vend duke sjellë vranësira dhe shira të herë pas hershëm në pjesën më të madhe të territorit.

Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat dhe reshjet në gjithë shtrirjen perëndimore të vendit ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar, deri në orët e para të ditës tjetër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rritje të ndjeshme në mëngjes por një rënie të lehtë do të pësojnë vlerat termike të mesditës, më e ndjeshme në Jug të vendit.

Era do vijojë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4- 5 ballë./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme