Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë shkaktuar disa problematika të ndryshme mëngjesin e kësaj të mërkure. Stuhia e një nate me parë ka shkaktuar përmbytje në Librazhd.
Ku uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjete. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe personat e bllokuar janë nxjerrë nga automjeti nga forcat zjarrfikëse.
Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd, pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit. Për fat të mirë nga kjo situatë nuk pati të lënduar. Rruga është hapur rreth orës 3:00 të mëngjesit.
Reshjet e shiut në qarkun e Elbasanit kanë vazhduar deri në mëngjesin e sotëm. Momentalisht akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Në segmentin e kthesave të Murrashit te aksit Elbasan-Qafë Thanë dhe në pjesë të aksit Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese.
Prurjet e lumenjve e përrenjve janë mesatare e nuk paraqesin probleme. Kemi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike ne Njësinë Administrativ Polis në bashkinë Librazhd, dhe në bashkinë Përrenjas e fshatrat përreth. Është duke u punuar për riparimin e defekteve./euronews
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?