Në pesë qarqe, Korçë, Kukës, Fier, Vlorë, Berat lindjet kanë pësuar rënie dyshifrore në vitin 2018, teksa numri i tyre ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit duke përfshirë edhe Tiranën. Në vitin 2018 në të gjithë vendin kanë lindur 28.934 bebe ose -1935 foshnja me pak se me 2017 me një rënie 6.2%.
Rënia me e madhe e lindshmërisë sipas të dhënave të fundit tëINSTAT ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku lindjet në raport 2017 kanë rënë me 16 për qind, ndërsa në raport me censusin e 2011 lindjet në këtë qark pësuan rënie me 31 për qind. Sipas autoriteteve lokale Korça po vuan nga tkurrja e popullsisë me shumë se qarqet e tjera për shkak të kostove të larta që krijon dimri i gjatë.
Pas Korçës numri i lindjeve pësoi rënie të madhe edhe në qarkun e Kukësit, ku bebet e lindura ishin 12 % më pak se më 2017 ose 448 bebe më pak gjatë një viti.
Për shkak se është qarku më i varfër në vend, Kukësi ështëpërballur me migracion të brendshëm dhe emigracion përgjatëgjithë periudhës së tranzicionit.
Pas Korçës dhe Kukësit, qytetet e Fierit dhe Vlorës panë rënie tëmadhe të numrit të lindjeve me mbi 12 për qind, dy here me shume se mesatarja kombëtare prej 6.2 %.
Ulja në vijimësi e numrit të lindje po përkeqëson shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë.
Në tremujorin e katërt 2018, shtesa natyrore e popullsisë, për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.089 numrin e vdekjeve. Me shtesë natyrore të lartë paraqitet qarku i Elbasanit, me 273 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit, me 248 lindje më shumë se vdekje.
Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e katërt 2018 regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër) ku vlera më e ulët shënohet në qarkun e Korçës, në të cilin numri i vdekjeve tejkalon me 154 numrin e lindjeve.
Qarku i Gjirokastrës ka rezultuar me vlerë negative të shtesës natyrore të popullsisë gjatë gjithë vitit, ku numri i vdekjeve kalon me 217 numrin e lindjeve, për vitin 2018.
Ekspertët e demografisë e konsiderojnë alarmante rënien e numrit të lindjeve, pasi ky hendek nuk mund të rikuperohet, ndryshe nga emigracioni që shpresat për rikthim ekzistojnëgjithmonë.
Në botën e zhvilluar, një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.
Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.
Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.
Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, në parashikimin e saj për popullsinë shqiptare, sipas normës së fertilitetit parashikonte në Variantin pesimist që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë. Ndërsa skenari normal parashikon që Shqipëria të popullohet me vetëm 1 milionë e 600 mijë banorë. Skenari optimist, me emigracion zero dhe ecuri normale të normave të fertilitetit parashikon që popullsia e vendit, deri në vitin 2100, të jetë 2 milionë e 800 mijë banorë, nga rreth 2,9 milionë që numërohen afërsisht aktualisht.
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...