RENEA zbarkon në Vlorë, raportohet për 15 të arrestuar

23:35 | 2 Tetor 2023
E.G

Policia e Vlorës në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një aksion në Vlorë.

Kontrollet janë zhvilluar në lagjen “Pavarësia” dhe deri më tani raportohet për 15 të shoqëruar.

Brenda një mjeti tip Audi të blinduar është gjetur dhe një armë zjarri.

Ky është informacioni deri tani, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Prej disa ditësh në qytetin bregdetar ka pasur kontrolle të shumta nga policia për persona në kërkim apo armëmbajtje pa leje./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme