RENEA me 5 efektivë të vrarë, në 30 vjet kreu 2 mijë e 827 operacione

14:29 | 12 Nëntor 2021
S D

Në 30 vjetorin e themelimit të forcave speciale RENEA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, nderuan me medalje drejtues dhe efektivë të kësaj trupe. Kjo duke respektuar edhe kujtimin e të rënëve në krye të detyrës.

Janë 2 mijë e 827 operacione që mbajnë firmën e RENEA-s, por në përballje 5 efektivë kanë humbur jetën.

“Janë përballur me keqbërësit deri në sakrificën sublime të humbjes së jetës si Luan Haxhia, Lulzim Sulollari, Arben Ujka, Elham Elezi dhe Ibrahim Basha të cilët janë memorizuar përjetësisht duke u gdhendur me gërma të arta në altarin e Kombit”, tha kreu i Policisë së Shteti, Gledis Nano.

Ministri Bledar Çuçi solli në vëmendje rezultatet e forcave speciale.

“RENEA ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzore në operacione me shkallë të lartë vështirësie”, tha ai.

Për të pasur edhe më shumë efikasitet, ministri i Brendshëm bëri të ditur dhënien e fondeve shtesë.

“Mjeteve të sofistikuara si dron inteligjent, kamera, radar si dhe çdo pajisje tjetër që do të lehtësojë punën tuaj”, shtoi Çuçi.

Po ashtu trupat janë duke u trajnuar dhe me ekspertë gjerman por nuk kanë munguar as trajnimet në shtete të tjera apo misione të përbashkëta./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme