Protesta e Partisë Demokratike e cila pritet të nisë në orën 12:00, ka mobilizuar Policinë e Shtetit, e cila ka ‘blinduar’ kryeqytetin.
Sipas ‘BalkanWeb’ edhe RENEA ka ‘zbarkuar’ në Kryeministri, ndërsa në tarracë janë parë shumë prej efektivëve që mbikëqyrin situatën.
Ndërkohë, në pritje të protestuesve dhe kreut të PD-së është përgatitur një podium, ku pas tij qëndron dhe motoja e protestës “Të ngrihemi sëbashu”, pas të cilit qëndron një flamur gjigant kuq e zi.
Dje burime nga policia pohuan që mund të ketë skenar për të provokuar forcat e rendit dhe të ketë përplasje.
Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 2000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...