Ish-ministri i Brendshëm u përball sërish me togat e zeza, në Apelin e Krimeve të Rënda pas dy javësh në arrest stëpie.
Gjykata kishte vendosur që Tahiri të paraqitej pas orës 13.00 në sallën e gjyqit, ndaj ish-ministri vendosi të priste deri në minutat e fundit, kur një makinë e Policisë së Tiranës erdhi për ta marrë nga garazhi i pallatit ku ai banon, te “Kodra e Diellit”.
Edhe kësaj radhe Tahiri zgjodhi të dilte nga shkallët e emergjencës, duke shmangur përballjen direkte me kamerat. Pas vendimit të gjykatës, e njëjta makinë e solli sërish në katin -2 të pallatit, por një makinë e parkuar aty, e cila kishte zënë rrugën, u bë shkak që mjeti i policies të kthehej pas. I pyetur nga Ora Neës, ish-ministri nuk pranoi ta komentonte vendimin e gjykatës.
Momentet pas kthimit në banesë duket se ishin relaksuese jo vetëm për Tahirin, por edhe për rrethin shoqëror që nuk e ka lënë vetëm në këto momente. Një birrë në ballkon dhe biseda me miqtë që e prisnin pas vendimit të gjykatës, kanë qenë momentet e para në liri të Saimir Tahirit pas ekzekutimit të vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda./Oranews
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë