Shqipëria po përjeton në 2022-n vitin më të mirë turistik, përsa i përket hyrjes së të huajve.
Sipas institutit kombëtar të statistikave INSTAT në tetë muajt e parë të vitit, në vend kanë hyrë rreth 5.7 milionë shtetas të huaj. Ky është numri më i lartë i hyrjeve i regjistruar ndonjëherë në vend për periudhën përkatëse.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, hyrjet e shtetasve të huaj për 8 mujorin janë rritur me 29.3 për qind. Edhe në raport me 2019-n, që ishte viti më i mirë turistik deri tani, para së të ndërpritej nga pandemia, vendin e kanë vizituar 16.4 për qind më shumë shtetas të huaj.
Vetëm në gusht, në vend hynë 1.7 milionë shtetas të huaj, me rritje më të ngadaltë prej 11.2 për qind në raport me gushin 2021 dhe 9.8 për qind më shumë sesa gushti 2019.
Në Gusht 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,7 herë dhe Polonia me 92.1 për qind, krahasuar me Gusht 2021.
Gjatë tetë-mujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,1 herë dhe Greqia me 2,1 herë, ndërsa Maqedonia e Veriut ka pasur rritjen më të ulët me 6.2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
INSTAT nuk i raporton prej dy muajsh të dhënat e hyrjeve të detajuara sipas shteteve, pas marrëveshjes së dy qeverive përkatëse për moskontrollin në kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Më herët, hyrjet nga Kosova përbënin rreth një të tretën e totalit.
Sipas INSTAT, rreth 95 për qind e hyrjes së shtetasve të huaj në vend për 8 mujorin ishin për pushime ose për vizitë tek të afërmit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...