Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 9,485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 2,670 qytetarë.
Sipas njoftimit, rastet janë në këto bashki:1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.
Janë 24,105 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.
Janë shëruar 2,152 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 216,785 që nga fillimi i epidemisë./TopChanel/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist