Operacioni “Blici Rrugor” në Shqipëri , i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mospërdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Operacioni nisi në orën 11:30 dhe zgjati deri në orën 12:30 dhe u angazhuan rreth 580 punonjës Policie në total.
Gjatë këtij fashorari policia rrugore ka vendosur 81 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
123 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 148 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi, shkruan Opinion.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?