Rreth 11000 çifte kanë bërë kërkesë ne gjykatat e vendit për t’i dhënë fund martesës gjatë vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e lartë rekord e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.
Gjatë vitit 2021 numri i padive për zgjidhje martese shënoi një rritje me 16% në krahasim me 2020, vit i cili pati ulje të numrit të kërkesave për ndarje për shkak të izolimit nga pandemia.
Ndërsa krahasuar me pesë vite më parë rritja e kërkesave për zgjidhje të martesës është rritur më afro 35,6%.
Sipas raportit të Ministrisë së Drejtësisë, numri i padive për zgjidhje të martesës të regjistruara nga gjykatat ka ardhur në rritje nga viti në vit.
Gjatë vitit të kaluar, numrin me të madh të kërkesave për ndarje e pati Tirana, mbi 2,800 të tilla, më pas renditet Durrësi me mbi 1 mijë, dhe në vendin e tretë renditet Elbasani me 971 çështje për zgjidhje martese. Këto janë bashkitë që njëherësh kanë edhe numrin më të lartë të popullsisë në vend./lapsi/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...