Komisioneri për Fqinjësinë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur për Shqipërinë pas marrjes së rekomandimit të KE për hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian. Hahn në një intervistë për Gazetën Shqiptare, thekson se Shqipëria e meritoi marrjen rekomandimit për hapjen e negociatave, pasi ajo i ka plotësuar pesë prioritet kryesore të kërkuara nga BE.
I pyetur për tensionet politike dhe protesta e vazhdueshme në vend, Komisioneri u përgjigj duke thënë se Shqipëria ka nevojë për bashkëpunim mes opozitës dhe qeverisë dhe tensionet e krijuara janë të pa nevojshme. Sipas tij, situata e krijuar në vend nuk është ajo çfarë njerëzit presin nga përfaqësuesit e tyre në parlament. Përsa i përketë procesit të vettingut, Hahn shprehet se rezultatet e tij nuk mund të arrihen brenda një kohet të shkurtër, por deri më tani ka dhënë rezultate konkrete duke krijuar një besueshmëri më të madhe në sistemin e drejtësisë, teksa shton se lufta ndaj korrupsionit është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
Komisioneri për Fqinjësinë Europiane, duke iu referuar raporti të bërë kohët e fundit, citon se Shqipëria ka bërë përparime në fushën e ekonomisë dhe me këto ritme mund të arrijë të konkurrojë edhe me vendet e tjera më të zhvilluara duke krijuar dhe mundësi për rritjen e punësimit për qytetarët.
Intervista e plotë
Zoti Hahn, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike, a mendoni se Shqipëria ka përmbushur pritjet e BE-së në mënyrë që hapja e negociatave siç rekomandohet nga Komisioni do të miratohet nga Shtetet Anëtare?
Rekomandimi i Komisionit për të hapur negociatat e pranimit rrjedh nga një vlerësim teknik i progresit në të gjitha pesë Prioritetet Kryesore. Komisioni pranoi të gjitha përpjekjet e bëra nga Shqipëria që nga dhënia e statusit të kandidatit në qershor 2014. Nuk mund të paragjykoj se si Shtetet Anëtare të BE-së shohin gjendjen, as se kur do të vendosin. Por unë kam një këshillë të rëndësishme për qeverinë shqiptare: është vendimtare të vazhdohet me vendosjen e masave që ndihmojnë në konsolidimin e arritjeve të bëra në pesë korniza të Prioriteteve kryesore. Përputhshmëria e progresit dhe rezultateve të prekshme duhet të vazhdojnë, veçanërisht në kapitujt e sundimit të ligjit, të cilat do të jenë të parat që do të hapen dhe ndoshta të fundit që do të mbyllen. Kjo është mënyra më e mirë për t’u bindur vendeve anëtare të BE-së se Shqipëria është e gatshme të angazhohet në negociata për t’u bashkuar me BE.
Disa protesta bëhen kundër taksave në Shqipëri, ndërsa opozita goditi me miell kundër Kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij në Kuvend. Si i gjykoni këto veprime dhe si ndikon në hapat e Shqipërisë drejt BE-së?
Unë jam i vetëdijshëm se ka pasur disa tensione të përsëritura midis forcave politike në Shqipëri. Ka vetëm një koment për këtë: Shqipëria ka nevojë për një dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opozitës. Konfrontimet dhe provokimet, nga çfarëdo ane që ato bëhen, nuk mund të justifikohen. Sigurisht kjo nuk është ajo që qytetarët presin dhe meritojnë nga përfaqësuesit e tyre në parlament. Hapja e negociatave për anëtarësim do të ketë një ndikim të madh në Shqipëri. Zhvillimet do të kërkojnë kontribut nga të gjitha forcat në vend. Unë besoj se agjenda e kërkuar e BE-së për vitet në vijim do të trajtohet nga të gjitha palët me një ndjenjë përgjegjësie dhe vullnetesh të sinqertë për t’u angazhuar në dialogun politik, në mënyrë që çdo sukses në lëvizjen përpara të Shqipërisë të jetë suksesi i të gjithë aktorëve politikë dhe, në fund të fundit, një sukses për të gjithë qytetarët.
Procesi i vettingut ka filluar të zbatohet në sistemin e drejtësisë. Duke iu referuar të dhënave tuaja, a mendoni se qëllimi i kësaj reforme është arritur dhe a është kjo një nga pikat kyçe që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes europiane?
Qëllimi i paketës së reformës së drejtësisë dhe verifikimi është që të konsolidohet një gjyqësor që është vërtet i pavarur, i përgjegjshëm, i paanshëm, efektiv dhe profesional. Këto janë objektiva afatgjata që nuk mund të arrihen brenda natës. Megjithatë, rezultate shumë të mira janë vërejtur tashmë në zbatimin e ligjit të verifikimit nga institucionet e pavarura shqiptare që po kryejnë këtë ushtrim me monitorimin e vëzhguesve ndërkombëtarë. Siç e përmenda, receta për sukses është të ndjekë reformën dhe të vazhdojë të japë rezultate të konkrete. Puna do të përfundojë plotësisht vetëm kur fuqia e ligjit të bëhet e pakundërshtueshme, i bazuar në gjyqësor të vërtetë funksional, pa korrupsion, është i pakthyeshëm. Kjo është me të vërtetë një parakusht kryesor për Shqipërinë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Shqipëria mbetet një vend problematik në lidhje me korrupsionin e nivelit të lartë, ku shumë zyrtarë të lartë ende nuk janë hetuar apo arrestuar. A besoni se Reforma në Drejtësi do të jetë vendimtare për anëtarësimin e Shqipërisë?
Reforma e drejtësisë është ndoshta përpjekja më e ndërlikuar për një shtet si Shqipëria. Një gjyqësor mirëfunksionues është vendimtar për të forcuar sundimin e ligjit, por është gjithashtu thelbësore për të konsoliduar stabilizimin socio-ekonomik, duke e bërë vendin më tërheqës për investimet e huaja direkte. Gjyqësori është një shtyllë e shtetit; si i tillë, ajo do të shërbejë vetëm për interesat e qytetarëve në ruajtjen e zbatimit të ligjeve. Kur praktikat dhe manipulimet korruptive ndikojnë në funksionalitetin e gjyqësorit, atëherë i gjithë shteti vuan. Suksesi i reformës së drejtësisë në Shqipëri është parakusht për rritjen, prosperitetin, sigurinë dhe lirinë. Rëndësia e tij nuk mund të ekzagjerohet.
Duke krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera të Ballkanit, ku do e rendisnit Shqipërinë për sa i përket rëndësisë së reformave të ndërmarra apo zhvillimit e saj ekonomisë?
Kriteret ekonomike për t’u kualifikuar për t’u bashkuar me BE-në janë një ekonomi funksionale e tregut dhe aftësia për të përballuar presionet konkurruese dhe forcat e tregut brenda Bashkimit. Raporti ynë i fundit konfirmon se Shqipëria ka bërë disa përparime në fushën e reformës ekonomike. Vendi është përgjithësisht i përgatitur mesatarisht në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Njëfarë progresi është vërejtur edhe në aspektin e kapacitetit për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut brenda BE-së, në të cilën Shqipëria ka një nivel mesatar. Në këto fusha, Shqipëria pritet të ndjek reformat dhe iniciativat që do të lejojnë të arrijnë deri te vendet e tjera më të zhvilluara, të cilat në fund të fundit do të rritin mundësitë për rritje dhe punësim./gazeta shqiptare
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...