Google ADS

Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë

07:56 | 15 Mars 2023
E.H

Brukseli kujton se funksionimi i duhur dhe pavarësia e institucioneve demokratike janë elemente thelbësore të një demokracie mirëfunksionale dhe një kusht kyç për anëtarësimin në BE.

“Mjedisi politik mbetet i karakterizuar nga polarizimi i fortë. Dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar për të avancuar më tej me reformat e integrimit. Duhet garantuar transparencë në politikë-bërje, përfshirje në proçeset e konsultimit dhe te komunikimit efektiv në vijimin e negociatave.”

BE kërkon nga autoritetet shqiptare që të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ato të Komisionit të Venecias, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe për të përmirësuar më tej transparencën e financimit të partive politike.

BE-ja rithekson se rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm.

“Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion SPAK duhet që të trajtojë më tej korrupsionin e nivelit të lartë.Gjykata e Posaçme ka dhënë disa vendime të rëndësishme përfundimtare për funksionarët në pozitat e larta, zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë hetimet në lidhje me gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar si rezultat i vetingut. Zbatimi i vendimeve të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion mbetet thelbësor.”

BE-ja vlerëson plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. BE e ka mirëpritur hartën e re gjyqësore për të adresuar ndikimin negativ të procedurave të gjata, numri i madh te rasteve të pashqyrtuara.

“Nënvizohet konsensusi i partive politike për zgjatjen e afatit kohor të mandatit kushtetues të organeve të vetingut dhe inkurajohen autoritetet qe të sigurojnë përfundimin e procesit në kohën më të shkurtër të mundshme. Vërehet se numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë është rritur në vitin 2022 ndaj i bëhet thirrje Shqipërisë për përmirësimin e kontrolleve kufitare si dhe organizimin e fushatave të mëtejshme ndërgjegjësuese në media për të drejtat dhe detyrimet e udhëtimit pa viza.”

BE do të vazhdojë të monitorojë çështjen, duke përfshirë edhe në kontekstin e mekanizmit të pezullimit të vizave. Në konluzione përmendet fakti se numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët./klannews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme