Ish Ambasadori i Maqedonisë në Bruksel Blerim Reka në një deklaratë për REL, ka theksuar se tërheqja e personelit diplomatik të Serbisë nga Shkupi i konvenon vetëm Moskës, transmeton Zhurnal.
Sipas tij arsyeja kryesore për këtë akt të Beogradit është se tanimë Maqedonia iu rikthye itenerarit euroatlantik dhe dalëngadal i jep fund ndikimit ruso-serb në shtet.
Në kontekstin e interesave të Rusisë, ai thekson edhe bllokadën greke të inetgrimit euroatlantik të Maqedonisë, dhe pret që Athina zyrtare, siç thotë ai, dëshiron ose jo, të ndërhyjë në konfliktin sërbo-maqedonas.
“Të mos harrojmë edhe politikat e afërta të Moskës dhe Athinës, jo vetëm në aspektin e bllokimit të integrimit të Maqedonisë në NATO, por nëpërmjet vendit të arrihet një orientim më i gjërë gjeostrategjik dhe të bllokohet integrimi në NATO. Greqia në gjitha këto dhjetë vite ka pasur si pretekst emrin, por në realitet ka luajtur një lojë ruse për bllokimin e integrimit në NATO të të gjitha vendeve Perëndimore të Ballkanit”, ka thënë Reka./arbresh.info/
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...