Ka përfunduar dëshmia e liderit të, BDI-së, Ali Ahmeti në Prokurorinë Publike lidhur me rastin “Regjistrimi”.
Ahmeti në Prokurori me kërkesë personale, ka dëshmuar më herët, rreth orës 08:00 të mëngjesit, ka dëshmuar dhe ka ikur. Ndryshe dëshmia ishte paralajmëruar për në ora 10:00.
Kryetari i BDI-së do sot duhej të tregonte se çfarë di dhe se si u ndal procesi i numërimit të popullsisë në vitin 2011.
Regjistrimi u organizua gjatë qeverisë së udhëhequr nga VMRO – DPMNE dhe BDI, dhe vetëm pesë ditë para përfundimit të tij, ai u ndërpre pas dorëheqjes së të gjithë anëtarëve të Komisionit të Regjistrimit, pasi vlerësuan se për shkak të mangësive në procedurë, do të fitohen të dhëna irelevante.
Hetimi për këtë rast u hap nga Prokuroria Speciale tashmë e shuar, dhe përveç Ahmetit, për dështimin e qëllimshëm të regjistrimit e akuzoi edhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Më 21 mars të vitit 2018, PSP-ja njoftoi se kishin hapur hetim i cili për herë të parë përfshinte zyrtarë të lartë të BDI-së, edhe atë liderin kësaj partie.
Informacionet fillestare të PSP-së asokohe ishin se me ndërprerjen e operacionit të regjistrimit, dëmi në buxhet i bërë nga Gruevski dhe Ahmeti ishte 2.8 milion euro.
Tani, pas më shumë se dy vite pas hapjes së hetimit, Ahmeti sot në prokurori ka dëshmuar në lidhje me këtë rast, por Gruevski është i pakapshëm sepse është arratisur.
Megjithatë, Ahmeti ka një situatë jashtëzakonisht lehtësuese, sepse me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Prokurorinë, bisedat e përgjuara nuk do të jenë dëshmi – element kyç mbi të cilin mund të hapet rasti “Regjistrimi” bazuar në bisedat e përgjuara mes Gruevskit dhe Ahmetit.
Ndërsa prokuroria zbardh se kush janë fajtorët e dyshuar për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, Qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, njoftoi se ekziston marrëveshje koalicioni për të organizuar regjistrim të ri të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm./alsat
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...