Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me debatin në i është refuzuar apo jo viza amerikane Sali Berishës, ka deklaruar se në dijeninë e saj, nuk i është refuzuar.
Gjatë intervistës së dhënë këtë mbrëmje në “Java” në RTSH, ajo tha se “me atë që ka kuptuar ajo, i është refuzuar Edi Ramës Viza dhe jo doktorit”.
“Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin. E ca do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep.
Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.
Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë në.
Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të media e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë”, u shpreh Kryemadhi.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...