Presidenti Meta refuzon propozimin për emërim të Gent Cakajt, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas bërjes publike të vendimit, ka reaguar kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar të turpshëm dhe anti-kushtetues vendimin e marrë nga Presidenti Meta.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?”, shkruan Rama në “Twitter”.
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.
Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.
Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor./tch
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...