Takimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim me numrin dy të PS-së, Taulant Balla i ka dhënë menjëherë frytet. Mazhoranca ka vendosur tu japë fund lojërave politike dhe të vendosë të dërgojë për votim marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Burimet bëjnë të ditur se Partia Socialiste ka vendosur të kalojë Reformën Zgjedhore në seancën e 23 korrikut, një javë para afatit.
‘Nuk duhet të humbasim asnjë ditë, por ta çojmë përpara marrëveshjen e dakordësuar. Duhet miratuar drafti i Reformës Zgjedhore’, mësohet të ketë thënë Balla.
‘Në datën 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e Reformës Zgjedhore në Shqipëri’./standard
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...