Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, është shprehur se në Shqipëri ka më shumë persona të paraburgosur se të burgosur.
Manjani në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se një shtet inekzistent prodhon një situatë të tillë.
Sipas tij, edhe reforma e re, apo ata të rinj që do vinë nuk do të zgjidhin gjë, pasi ligji është aty dhe nuk ka lëvizur.
‘Kjo reformë është të heqim këta dhe të vinë ca të tjerë. është pak a shumë si plepat e Saliut, por tani nuk janë plepat, por Vettingu që bën shoku Fatmir tek Pallati i Kongreseve dhe kjo është e vërteta‘, -tha Manjani.
Më herët, ish-ministri i Drejtësisë theksoi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.
Manjani deklaroi se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime.
“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajsinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta“, -tha ish-ministri.
Në lidhje me çështjen Tahiri, Manjani tha se është i bindur se në këtë çështje nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh, pasi provat qeveria i ka zhdukur.
“Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht“,- tha ai.
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Dogana e Kosovës me rekord, mbi 1.5 miliardë euro të hyra
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
Atilla i flet për raportin me Drenushën dhe qëllimin në shtë...
Sonte beteja e golashënuesve ndërmjet Gyokeres dhe Haaland
Alonso rikthehet në “Anfield”, por tashmë si kundërshtar i “...