Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani deklaroi se, “Shqipria synon që të anëtarësohet në BE, më herët se vitin 2030”
“Jo vetëm që 2030 është reale” por do të përshpjetohen reformat “që kjo datë të afrohet”, deklaroi ministri Hasani në një interviste për median në Maqedoninën e Veriut.
Ministri, deklaroi se momenti pozitiv për Shqipërinë duhet parë me pozitivitet nga gjithë rajoni duke thënë gjithashtu se “nuk ka pasur një çift që është ndarë dhe divorcuar me letra”, sa i përkët shkëputjes nga Maqedonia e Veriut nga Shqipëria në rrugën e integrimeve.
Pavarësisht kësaj z. Hasani thotë se për Shqipërinë është me shumë rëndësi që Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja të përparojnë në rrugën e integrmeve.
Sa i përket arrestimit të Ilir Metës dhe zyrtarëve të lartë edhe pranë qeverisë, ai thotë se “reforma në drejtësi është angazhimi më i madh që ka pasur shteti shqiptarë që nga pavarësia në vitin 1912”.
Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani këto vlerësime i dha gjatë intervistës për emisionin “Programi 200”, (që transmetohet sot në ora 21:40 në Alsat).
/rtsh.al/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...