Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë, po vlen mbi 82 mijë dollarë.
Një javë nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kriptovaluta ka arritur nivelin më të lartë ndonjëherë.
“Ka disa arsye në fakt, por më kryesorja është fitorja e Trump. Trump i kishte kriptomonedhat në një nga pikat e tij në zgjedhje që do i mbështeste ato. Edhe Harris e kishte shpallur si përparësi, por ajo mbështetjen e kishte kryesisht në rregullime dhe kufizime. Miliarderi Elon Musk, një prej mbështetësve të Donald Trump është një tjetër arsye”, tha Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale për A2 CNN
Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin gati 3 200 dollarëve, Binance 623 dhe Solana rreth 216 dollarë.
“Ky është efekti domino. Kur rritja përfshin kriptovalutën kryesore, Bitcoin, ajo rrjedhimisht përcillet edhe te monedhat e tjera digjitale”, shtoi Dokuzi.
Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë.
Fitorja e Trump pritet të nxisë tregun e modhenave digjitale dhe në Shqipëri.
“Shqiptarët e prisnin. Unë kam shumë miq që kanë blerë Bitcoin sepse e prisnin rritjen. Aq më tepër që tani po afrohet edhe procesi “half” ai i përgjysmimit të tij dhe vlera e tij në treg do të rritet ndjeshëm”, shtoi ai.
Kur u krijua në 2009, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021, kur vlente 11 800 e tani mbi 82 mijë dollarë.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...