Rigerta Loku duket se nuk e ka thënë gjithë të vërtetën e realitetit të fshatit Rrushkull të Mirditës, në fjalimin e mbajtur në kuvend tre ditë më parë.
Bashkëfshatarët e saj thonë se jetojnë më keq. Kamera e Ora News udhëtoi drejt Perlatit të Mirditës, zonës ku jeton Rigerta Loku gruaja që fundjavën e shkuar përloti shumë nga ata që e ndoqën në sallën e Kuvendit të Shqipërisë por dhe që shkaktoi një sërë reagimesh pro e kundër në rrjetet sociale.
Realiteti në Rrushkull, fshati ku ndodhet dhe ferma e dhive e Rigertes, është edhe më i vështirë nga sa e përshkroi ajo. “Në fshatin Rrushkull realiteti është i hidhur nuk ja ujë, rrugë, qendër shëndetësore apo shkollë. Ndërkohë banorët e kësaj zone jetojnë me shpresën se pas fjalimit të saj në parlament situata do të ndryshojë” thotë gazetari qe ka realizuar kroniken.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...