Reagon Topalli: PD-së t’i dalim zot

00:47 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Edhe pse mungonte në listën e kërkesave për dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Jozefina Topalli ka reaguar në faqen e saj në Facebook, duke bërë thirrje se “duhet t’i dalim për zot Partisë Demokratike”.

“Në një kohë dramatike për Partinë Demokratike, pas një humbjeje katastrofale personale të Lulzim Bashës, ka një emergjencë për demokratët. Partisë Demokratike duhet t’i dalim zot”, shkruan Topalli në Facebook.

Më tej ajo nënvizon se, në një kohë kur Lulzim Basha nuk pranon të marrë as përgjegjësinë që i takon, siç ndodh në çdo vend të botës perëndimore, reagimi i tij është hileqar, tallje, tinzar, banalitet dhe papërgjegjshmëri e frikshme që mund të çojë në asgjësimin total të PD-së.

“Në këto kushte, nëse Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin fatin në duar, me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-së demokratëve”, përfundon reagimin e saj në Facebook, Jozefina Topalli, e cila e cilëson Bashën si të paaftë për t’u turpëruar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme