Reagon Saimir Tahiri pas arrestimit

22:09 | 12 Maj 2018
Arbresh.info

Kur kanë kaluar mbi dy orë nga caktimi i masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit është ‘ngujuar’ në banesën e tij.

‘BalkanWeb’ ka kontaktuar me Tahirin, ndërsa ky i fundit i kishte bërë me dije se do të fliste në një moment të dytë për vendimin e dhënë nga gjykata.

“Në këto momente nuk kam çka të flas, por më vonë mund të them diçka rreth gjykatës”, mësohet të jetë shprehur Tahiri.

Në një lidhje direkte nga poshtë banesës së Tahirit, raportohet se aty nuk ndodhet asnjë makinë policie e stacionuar.

Ndërkohë, avokati i Tahirit, Maks Haxhia theksoi se vendimi në fjalë do të apelohet pasi për klientin e tij nuk ka asnjë provë, duke kërkuar kështu ndryshim të masës së sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme