Një ditë pasi njoftoi dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, kryeministri Edi Rama është i prerë kur vjen puna tek kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!”, shkruan ai në një postim në Twitter.
Rama thotë se “Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!”
Kryeministri thekson se askush nuk do të lejohet të rrënojë atë që është ndërtuar me mund, siç është edhe Policia e Shtetit.
“Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!”, e mbyll reagimin e tij Kryeministri Edi Rama.
Pasditen e së enjtes, në një konferencë për shtyp kreu i qeverisë njoftoi se Sandër Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.
Pavarësisht kësaj, protestuesit morën rrugët e Tiranës duke kërkuar edhe largimin e Ardi Veliut. Mbrëmjen e shkuar kryeqyteti u shndërrua në një arenë lufte. Protestuesit u përplasën me policinë e dëmtuan disa institucione, që nga Ministria e Brendshme e deri tek Muzeu Kombëtar. Ata nuk kursyen as tabelat e qarkullimit rrugor e semaforë, ndërsa koshave të plehrave i vunë flakën.
Këtë të premte, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 59 personave dhe procedimin e 116 të tjerëve./tvklan
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...