Qeveria shqiptare ka hedhur poshtë lajmin e britanikes “The Sun” se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp azilantësh.
“Lajmi se ?? do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. ?? hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi
traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne”, shkruan këshilltari i kryeministrit Edi Rama në twitter.
“The Sun” shkruan se : Emigrantët që kalojnë Kanalin me anije të vogla nga Franca do të ndalohen në Shqipëri sipas një marrëveshje të re.
Sipas medias britanike, Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel shpreson se kjo gjë do të pengojë emigrantët që planifikojnë të bëjnë kalimin e rrezikshëm.
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet