Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së opozitës ditën e sotme, që u shoqërua me bllokim të 5 akseve rrugore në intervalin kohor 11:00-12:00.
Përmes një deklarate për mediat, policia thotë se protesta ishte paqësore dhe nuk pati asnjë incident.
Megjithatë, Policia e Shtetit thotë se do të nisë procedimet penale për deputetë të Partisë Demokratike që udhëhoqën këtë protestë, pasi ishte i paligjshme.
“Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse. Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.
Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale.
Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e dëshmuar, megjithë pengesat e vështirësitë që patën gjatë bllokimit të rrugëve.
Policia e Shtetit është dhe do të mbetet garante e zhvillimit të tubimeve paqësore, por njëkohësisht edhe e sigurisë e qetësisë për gjithë qytetarët e tjerë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Policisë së Shtetit.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit